Maddona shtrohet në spital

Mbretëresha e muzikës pop Madonna ka shtyrë turneun muzikor për shkak të problemeve shëndetësore. Menaxheri i artistes në një deklaratë në rrjetet sociale ka sqaruar se Madonna është shtruar në spital dhe pritet që nën kujdesin e mjekëve të shërohet plotësisht.

“Madonna ka një infeksion të rëndë bakterial dhe për këtë arsye është shtruar në spital prej disa ditësh. Do të bëjmë një nga të gjitha angazhimet, përfshirë turneun. Më pas do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re të fillimit të turneut dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, thuhet në deklaratë.

Madonna ishte planifikuar të fillonte një turne në mbarë botën më 15 korrik në Vankuver pasuar nga një sërë koncertesh në Amerikën e Veriut. Shtatë herë fituesja e Grammy-t është e njohur për hitet, duke përfshirë këngët si “Like A Virgin” dhe “Material Girl” gjatë karrierës së suksesshme prej katër dekadash. Më mbi 300 milionë disqe të shitura gjatë gjithë karrierës 64-vjeçarja mban vendin e parë si këngëtarja më e pëlqyer në mbarë botën gjë që i ka dhënë edhe epitetin “Mbretëresha e Popit”.

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit