Këshilli i Pacientëve të Rahovecit kërkon hetim serioz për rastin e foshnjës në Prizren

Këshilli i Pacientëve të Rahovecit ka reaguar në lidhje me një rast ku tre mjekë janë prangosur nën dyshimin për vdekjen e një foshnjeje, pas trajtimit jo të duhur.

Ata kanë kërkuar nga organet kompetente hetim serioz, në mënyrë që shkelësit e ligjit të marrin dënimin e merituar, transmeton Klankosova.tv.

“Nga informacionet të marra lidhur me burgosjen e mjekëve të repartit të gjinekologjisë, aty ku fillon jeta e njeriut, ne Spitalin Regjional te Prizrenit jemi njoftuar se pacientja e dëmtuar vjen nga komuna e Rahovecit”, thuhet në reagim.

“Si Këshill i pacientëve te Komunës se Rahovecit, kërkojmë nga organet kompetente hetim serioz dhe të hetojnë rastin në mënyrë që shkelësit e ligjit të marrin dënimin e merituar”.

“Bashkëndjejm dhimbje dhe shprehim ngushëllimet tona për familjaret e bebes së humbur. Jemi të shqetësuar se në vendin tonë rastet të ngjashme po vazhdojnë të rriten”.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit