5.1 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

RamushHaradinaj14Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka vendosur t’i dalë në mbrojtje ish-komandantit Ramush Haradinajt. Në reagim thuhet se OVL, është e shqetësuar me debatin rreth fesë që po ndodh kohën e fundit nëpër media e portale të ndryshme.

“Ne konsiderojmë se nxitja e përçarjes fetare në Kosovë, është e panevojshme dhe e papranueshme. Gjithashtu, ne kundërshtojmë edhe përfshirjen e temës së luftës çlirimtare gjatë këtij debati të pakuptimtë”.

Sipas organizatës së veteranëve, lufta çlirimtare ka qenë e pastër dhe nuk i ka diferencuar njerëzit ideologjikisht, por i gjithë populli liridashës i ka pasur dyert e hapura të angazhohet për lirinë e Atdheut të vet e bashkimin e trojeve, pa dallim feje apo ideologjie. Dëshmorët e Kombit nuk mund të përvetësohen nga askush, ata nuk kanë qenë as të feve e as partive të ndryshme politike, por kanë qenë luftëtarë të bashkimit të trojeve shqiptare.

“Duke çmuar lartë kontributin e disa prijësve fetarë në luftën çlirimtare, ne kundërshtojmë ashpër sulmet që ju bëhen komandantëve të UÇK-së siç është rasti me Komandatin e ZO të Dukagjinit Gjeneral Ramush Haradinaj, nga persona të panjohur dhe të paditur, apo dhe nga të tjerë që këtë e bëjnë me qëllim të caktuar, e që gjatë luftës nuk iu rreshtuan famëmadhes Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Për opinionin është e ditur, se familja Haradinaj, ka qenë gjithëherë në shënjestër të pushtuesit, pasi që në vazhdimësi ka punuar në shërbim të interesave kombëtare. Për gjysëm lirinë që e kemi sot, kjo familje ka dhënë dy dëshmorë të Kombit: Luanin dhe Shkelzenin”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si përfaqësuese e idealit të luftës për liri, si përfaqësuese e vlerave dhe bartësve të saj, bën të qartë se një nga frytet e luftës është edhe liria e fesë, e cila ka luajtur rol të madh në unifikimin e popullit tonë, e asnjëherë rol përçarës.

“Kërkojmë që ky debat të mbyllet, në të mirën e interesave kombëtare, sepse shqiptarët ende janë të copëtuar e robëruar dhe ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre si komb”.

Më Shumë

Sot shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për...

Renovimi i Repartit të Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, Kurti: Janë përmirësuar kushtet e trajtimit të pacientëve

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr....

Lajmet e Fundit