Rama dhe Vuçiq e mbyllin konferencën me tensione, shkak Drafti për Asociacionin

Drafti që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës për çështjen e Asocaicionit është shndërruar në arsye të tensionimit të konferencës për media të mbajtur sot në Beograd.

Preisdenti serb Vucic ka thënë se Serbia do të bëjë çmos për të vazhduar zhvillimin e raporteve të sinqerta dhe miqësore me Shqipërinë, shkruan N1, trasnmeton Express.

Vuçiq tha se Rama është “gjithmonë i mirëpritur në Serbi” dhe se “pa marrë parasysh se sa ndonjëherë ata kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara”.

Vucic ka thënë se me Ramën kanë folur për të gjitha çështjet dhe siç ka deklaruar ai edhe për “qëndrimet shpeshherë të ndryshme për situatën në Kosovë”.

Në fund të konferencës pati një tension mes Vuçiqit dhe Ramës kur kryeministri i Shqipërisë tha se propozimin e tij për Statutin e Asociacionit ia kishte dërguar Gjermanisë dhe Francës, të cilat sipas tij janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiq është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit zgjedhin kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.?Express/

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit