14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Përurohet lokaliteti arkeologjik në qendër të Prizrenit

Lokaliteti arkeologjik i cili tashmë është integruar në sheshin e lidhjes në Prizren, ngërthen në vete dy shtresa kulturore: rrënoja muresh nga pazari i bylmetit në periudhën Osmane i cili ka ekzistuar deri në gjysmën e shekullit XX, dhe nën të, struktura të një vile romake që besohet të datojnë që nga shekulli III-IV.

Përveç konservimit dhe prezantimit para publikut, është rigjeneruar dhe integruar edhe hapësira përreth. Përmes integrimit të pjerrinave dhe materialeve adekuate, qasja në lokalitet mundësohet për të gjitha grupet e komunitetit, duke u bërë kështu atraksioni më i ri në Sheshin e Lidhjen pranë rrjedhës së Lumbardhit.

Lokaliteti Arkeologjik u përurua me fjalë rasti nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, nënkryetari i komunës ë Prizrenit, Kujtim Gashi, përfaqësues nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, përfaqësues nga UN-Habitati në Kosovë, së bashku me shumë qytetarë e vizitorë të qytetit të Prizrenit, ka njoftuar Ministria e Kulturës.

“Në kuadër të përurimit, është zhvilluar aktiviteti i mendimit imagjinar “Arkeologët e vegjël- Vizatojmë të kaluarën” me fëmijët të cilët përmes vizatimit kanë paraqitur idetë e tyre se si është dukur lokaliteti shekuj më parë”.

“Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë”.

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit