11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Librat falas edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur  se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën  do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak.

Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të pestën, ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë deri të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Kështu  ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën Ministria e Arsimit.

“Për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit e klasave (I-V) do të pajisen me tekste të reja shkollore, ndërsa nxënësit e klasave (VI-IX) do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak, siç e përcakton edhe UA 213/2016. MASHTI ka filluar me procesin e grumbullimit dhe përgatitjes së të dhënave për numrin e nxënësve të cilët duhet të furnizohen me tekste të reja shkollore, për vitin shkollor 2023-2024, thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Arsimit.”

Se tekstet shkollore për të gjithë nxënësit e Shkollës fillore të mesme të ulët duhet të sigurohen nga shteti e thonë njohës të arsimit. Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës së edukimi fillor është obligim i shtetit për arsye se disa prindër e kanë vështirë t’i sigurojnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

“ Shteti duhet të shpërndajë tekste shkollore, sepse edukimi  i obliguar deri në klasën e nëntë është obligim i shtetit. Duhet t’i shpërndajë sepse disa prindër e kanë të vështirë t’i sigurojnë kushtet për mësim e sidomos kur rriten edhe çmimet e të tjera”, tha ai.

Ndërkaq, për sa i përket teksteve të vjetra ku drejtuesit e shkollave kanë kërkuar nga nxënësit që t’i kthejnë të gjitha tekstet nga klasa e parë deri në të nëntën, Rexhaj tha se disa prej tyre nuk mund të përdoren, për arsye se fëmijët gjatë procesit mësimore e kanë për detyrë t’i plotësojnë.

” Disa tekste mund të përdoren prapë, por disa të tjera nuk mund të përdoren psh: fletoret e punës dhe pjesa e librit që ka ushtrime është e pakuptimtë të kërkohet të përdoren prapë. Edhe këtu mendoj që është problem çështja e kulturës, çështja e keqpërdorimit të pronës publike. Konsideroj që këtu edhe shkollat nuk janë serioze sa duhet dhe nuk punojnë sa duhet në edukimin e fëmijëve për ruajtjen e gjerave publike”, tha Rexhaj.

Po ashtu, dhe Këshilli i Prindërve dhe vetë nxënësit, thonë se tekstet e shfrytëzuara nga gjeneratat paraprake nuk mund t’u hyjnë shumë në funksion, pasi që ato ose janë dëmtuar ose janë të papërdorshme, sidomos kur bëhet fjalë për fletoret e punës./rtk/

Më Shumë

31-vjeçari nga Prizreni arrestohet në Gjermani dhe ekstradohet në Kosovë

A. D., 31 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë nga Gjermania. Aktualisht, ai ndodhet në një nga qendrat korrektuese të vendit. Duraku...

Mot i vranët, mëngjesi në shumë vende me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Lajmet e Fundit