Balje: Nuk besova kur dëgjova përgjimet e Mimozës me Milanin

Deputetja Duda Balje ka thënë që nuk e ka besuar kur e ka dëgjuar shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, duke folur në telefon me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Kjo për arsye që sipas saj dihen qëndrimet radikale që partia në pushtet i ka pasur karshi LS-së.

“Nuk besova sepse Vetëvendosje ka pasur një mendim shumë radikal edhe Vetëvendosje nuk ka bashkëpunu me Listën serbe pre jfillimit, pra prej momentit kur e ka formuar qeverinë në këtë mandat, edhe nuk e prita”, ka thënë Balje për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Na krejt e dimë se shumë politikanë kanë kontaktuar edhe me z. Slavkon, edhe me z. Milanin, por nuk e prita prej Mimozës ose prej dikujt tjetër prej Vetëvendosjes”.

Sidoqoftë, Balje tha që politikën e sheh si art të bisedimit, dhe mendon që kryeministri Albin Kurti ka gabuar kur që nga fillimi “e ka amputuar Listën Serbe

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit