6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur sot konkursin për pranimin e 4,192 studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 18 korrik.

UP njofton se do të hapë konkurs të ri më 14 korrik, për studimet baçelor në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik, programet Banka dhe Financa, Marketing, Ekonomik dhe Kontabilitet, në Fakultetin e Mjekësisë, programin Infermieri dhe në Fakultetin Filozofik, programin Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore.

Universiteti i Prishtinës numëron qindra programe studimore në 14 fakultete.

Për t’u bërë studentë kandidatët mund të aplikojnë deri më 18 korrik 2023.

Shpalljen e konkursit mund ta gjeni në këtë link.

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Lajmet e Fundit