Ballkani ‘e shkel’ kampionin e Bullgarisë, me një këmbë në fazën tjetër

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Ludogoretsit, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Meriton Korenica, pak para se të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani e realizoi edhe një gol me anë të Qëndrim Zybës, pas një harkimi brilant të Lorenc Trashit.

Kampioni i Kosovës deri në fund e menaxhoi këtë rezultat, madje duke krijuar edhe disa raste të tjera, por në fund takimi u mbyll me këtë rezultat.

Skuadra suharekase ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në Bullgari në javën e ardhshme, me epërsi prej dy golave. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit