Humbi njërin sy nga sulmi me thikë, Rushdie thotë: Unë kam ëndrra të çmendura!

Shkrimtari Salman Rushdie thotë se nuk është krejtësisht mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa përgatitej të mbante një ligjëratë në Nju-Jork.

“Kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë”, tha romancieri, teksa shtoi: “Unë kam ëndrra të çmendura”.

Gjatë intervistës për BBC News, Salman tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do të përballej apo jo me sulmuesin e tij në gjykatë.

“Tek unë është një pjesë që dëshiron të shkojë dhe të qëndrojë në seancë, por dhe një tjetër që thjesht nuk mund të shqetësohet më për atë ngjarje”, u shpreh ai.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit