2 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

“Nëse vjen t’i këpusim tre gishtat” – Tifozët e PSG-së e kërcënojnë sulmuesin serb

Tifozët ultras të Paris Saint-Germain i kanë dërguar një mesazh të frikshëm Dusan Vlahovic-it, i cili është objektivi i kampionëve të Ligue 1.

Me Lionel Messi-n tani në Inter Miami dhe të ardhmen e Kylian Mbappe-s të pasigurt, Luis Enrique është i prirur të sjellë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar së verës.

Vlahovic, i cili gjithashtu ka qenë objektiv edhe i Chelsea-t dhe Tottenham-it, thuhet se është gjithashtu në radarin e gjigantëve francezë.

Megjithatë, ultrasit e klubit i kanë dërguar një paralajmërim kërcënues sulmuesit të Serbisë.

Ultrasit kanë pozuar jashtë stadiumit “Parc des Princes”, duke paralajmëruar se do t’ia presin gishtat nëse ai vjen nga Juventus-it

Në pankartë shkruhet: “Nëse vini, do t’ju presim tre gishtat”.

Gazeta spanjolle, “Marca”, pretendon se mesazhi është në përgjigje të tre gishtave që Vllahovic tregoi pas një ndeshje ndërkombëtare me Serbinë.

Tifozët i janë referuar gjestit nacionalist të sulmuesit 23-vjeçar i cili jo rrallë ka dhënë edhe mesazhe politike që kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën.

Pas një ndeshje me kombëtaren e tij, Vlahovic e kishte veshur njëherë edhe një bluzë ku shihej në foto Kosova si pjesë e Serbisë.

Derisa gjesti me tre gishtat e ngritur është veprim që bëhet edhe në raste kur serbët duan të dërgojnë mesazhe për pronësinë e proklamuar prej tyre në raport me Kosovën dhe gjithashtu është përdorur si veprim nga paramilitarë serbë që kishin kryer krime në Kosovë.

Kujtojmë që Vlahovic nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë që kur iu bashkua Juventus-it në janar të vitit të kaluar nga Fiorentina për shumën e 80 milionë eurove.

Ai ka shënuar vetëm 23 gola në 63 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi. Albanian Post

Më Shumë

Ekoregjioni: Kryeshefi Shala ndodhet në Itali për arsye familjare, pritet të kthehet brenda javës

Ndërmarrja publike regjionale e pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren ka reaguar pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të hënën...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit