Kontratë 10-vjeçare dhe përfitim miliardësh, PSG bën çmenduri për ta blinduar Mbappen

Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se ka bërë një ofertë marramendëse për Kylian Mbappe me vlerë 1 miliard euro,

Sipas mediumit Defensa Central, PSG i ka bërë një ofertë të pabesueshme Mbappes, me një kontratë 10-vjeçare në tavolinë me vlerë 1 miliard euro.

 

Kjo do ta lidhte Mbappen me klubin deri në moshën 34-vjeçare dhe në thelb do të funksiononte si një marrëveshje e përjetshme. Do të ishte gjithashtu kontrata sportive më fitimprurëse në histori.

Megjithatë, Mbappe raportohet se i ka thënë PSG-së se ai nuk është i motivuar nga paratë dhe ëndërron të luajë për Real Madridin, ku mund të fitojë çdo trofe të mundshëm që ofrohet.

 

 

PSG i ka thënë Mbappes se ai ose duhet të nënshkruajë një marrëveshje të re ose të shitet këtë verë.

24-vjeçari është bërë diçka si legjendë në Francë, duke shënuar 212 gola në 260 ndeshje, ndërsa ka regjistruar edhe 98 asistime. Megjithatë, ai nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve, megjithëse fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 dhe i ndihmoi ata deri në finalen e “Katar 2022”.

Nuk ka gjasa që e ardhmja e Mbappes të zgjidhet së shpejti, me këtë sagë që ka gjasa të vazhdojë dhe të vazhdojë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit