17.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Kylian Mbappe refuzon ofertën 700 milionëshe të Al Hilal-it

Sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe ka refuzuar edhe të hyjë në negociata me përfaqësuesit e klubit nga Arabia Saudite, Al Hilal, të cilët morën leje nga gjiganti francez.

 

Al Hilal këtë javë ofroi 300 milionë euro për francezin, me PSG-në që ishte e gatshme ta pranonte ofertën dhe i dha leje për të nisur negociatat me yllin francez.

Sidoqoftë, siç raporton “L’Equipe”, Mbappe nuk ka pranuar as të diskutojë me Al Hilal sepse nuk e sheh të ardhmen e tij në Arabinë Saudite.

“The Times” raporton se Mbappe ende i qëndron pas planit për të vazhduar edhe një vit me PSG-në, pastaj të largohet si agjent i lirë pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale me Real Madridin.

Francezi nuk e ka konsideruar Arabinë Saudite për asnjë moment si opsion të mundshëm, duke e lënë të hapur opsion e largimit vetëm për “Los Blancos”.

Ky vendim padyshim do t’i shkaktojë ‘kokëdhimbje’ PSG-së të cilët nuk e ftuan fare për fazën parapërgatitore në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Sidoqoftë, PSG mbetet i qëndrimit të njëjtë: Pra ta shesin sa më parë Kylian Mbappen që të mos e humbasin si agjent të lirë vitin tjetër.

Më Shumë

Nis Hardh Fest – festa e vjeljes së rrushit në Rahovec

Për tri ditë me radhë, Rahoveci shndërrohet në kryeqytetin e verës dhe rrushit me edicionin e ri të Hardh Fest 2025. Ngjarje arti, aktivitete tradicionale...

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Lajmet e Fundit