7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Luis Enrique kërkon gjashtë nënshkrime të reja te PSG përpara mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Luis Enrique dëshiron që Paris Saint-Germain të nënshkruajë me gjashtë lojtarë të tjerë, përfshirë Harry Kane, përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll po i shtyn kampionët e Ligue 1 të nënshkruajnë të paktën pesë apo gjashtë lojtarë nëse Marco Verratti largohet nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit Sports Zone, Enrique dëshiron dy sulmues anësorë, një mesfushor, një portier dhe mundësisht Kane nga Tottenham Hotspur.

Kapiteni anglez mbetet një prioritet për Enriquen, i cili shpreson ta nënshkruajë atë për shkak të marrëdhënies së tij të përzemërt me kryetarin e Spurs, Daniel Levy.

Por, Kane mund të shkojë te Bayern Munich këtë verë pasi lojtari ka prioritet një kalim në Bundesliga para Ligue 1.

PSG po shikon gjithashtu një lëvizje për Bernardo Silva të Manchester Cityt pasi Enrique e sheh portugezin si një zëvendësues në mesfushë në rast se Verratti vendos të largohet nga klubi, pasi është i lidhur ngushtë me një kalim te Al Hilal.

Gjigantët e Ligue 1 do të shihen në lojë në një miqësore para-sezonale kundër Interit më 31 korrik. /Telegrafi/

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit