17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Mosasfaltimi i rreth 400 metrave rrugë pengon banorët në Gjonaj | Video

Janë rreth 400 metra rrugë në lagjen e Brejzës të fshatit Gjonaj të Hasit, që banorët ankohen se institucionet lokale nuk po e shtrojnë me asfalt. Ata thonë se kanë probleme edhe me kanalizimin dhe ndriçimin publik.

“Kjo rrugë është në gjendje të mjerueshme që tetë – nëntë muaj dhe projekti ka ngecur, po e shihni edhe vetë qysh”, tha Syl Totaj, banor i Gjonajve.

“300 banorë jemi me 30 – 40 shtëpi. Në nëntor ka filluar por e kanë lënë në gjysmë për shkak të kanalizimit, por edhe kanalizimet nuk i kanë përfunduar krejt. E kanë funkisonalizuar vetëm për gjashtë shtëpi e tri i kanë lënë”, tha Reshat Totaj, po ashtu banor i Gjonajve.

Selim Osmanollaj ka thënë se është pushteti i tretë lokal që nuk ka ndërmarrë asgjë. “Gjithmonë kemi pasur problem, si me kanalizim, si me rrymë, si me rrugë. Ka 1 vjet e diçka që kjo rrugë është kështu. Prishet, vijnë e meremetojnë pak dhe ikin”, theksoi Osmanollaj.

Sipas Shaban Osmanollit, ai vetë në emër të fshatit ka kërkuar vazhdimisht që kjo rrugë të rregullohet sipas standardeve.

“Të njëjtit na kanë premtuar se deri në fund të qershorit të këtij viti kjo rrugë të jetë e përfunduar, mirëpo si duket kanë çaluar diku apo e kanë ndonjë problem. I kuptoj plotësisht problemet e Kuvendit Komunal, mirëpo duhen të zgjidhen çështjet me prioritet, prandaj e shoh si shqetësuese. Kemi disa trotuare që bëhen nëpër fshatra që s’ka banorë, ndërsa këtu banojnë apo gravitojnë mbi 1 mijë banorë nëpër rrugët kryesore dhe ende nuk kemi”, tha ai.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Drejtori i shërbimeve publike nuk ishte i qasshëm në këto ditë vikendi, por asamblistja e këtij fshati që vjen nga partia në pushtet në Prizren thotë se faji është i banorëve, pasi ato nuk i kanë kryer lidhjet private të kanalizimit me rrjetin kryesor.

“Problemi nuk ka rrjedhë nga komuna por nga vetë banorët , pasi komuna ka investuar aty edhe me lidhjen e rrjetit të kanalizimit kryesor, por fatkeqësisht aty kemi disa familje të cilat nuk i kanë bërë lidhjet personale të rrjetit të kanalizimeve në rrjetin kryesor dhe punimet e rrugës për asfaltim janë ndërprerë për këtë shkak”, tha Egzona Hoxhaj, asambleiste.

Sipas përfaqësuesve të partisë në qeverisje në momentin që të gjitha shtëpitë lidhen me kanalizim, atëherë edhe rruga shumë shpejt do të përfundojë.

Më Shumë

Kryetari i Prizrenit dhe përfaqësuesi i SHBA-së diskutuan për projektin “Student Venture Fund”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim njoftues dhe mirëseardhës Jeffrey Bargiel, përfaqësues i programit YTILI të Departamentit të Shtetit...

Hodaj kritikon buxhetin: Ngjason me buxhetet emergjente të viteve 2001-2002, pa zhvillim

Shefi i Grupit të LDK-së në Kuvendin e Prizrenit, Haziz Hodaj ka kritikuar buxhetin që u miratua për vitin 2025. Ai e krahasoi këtë buxhet...

Lajmet e Fundit