14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Gashi: Kalimi im në LDK është spekulim

AstritGashi-gazetarDitëve të fundit janë dëgjuar zëra të shumtë që disa prej figurave të njohura kosovare do të kalojnë shumë shpejt në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por disa prej tyre e kanë mohuar një gjë të tillë. Analisti Astrit Gashi, në emisionin Infomagazine të Klan Kosovës e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Gashi ka thënë që është ndier i nderuar kur është përmendur në mesin e emrave të tjerë, pasi që sipas tij ata do të ishin një ekip i shkëlqyer, apo siç ka thënë ai “Ekip i ëndrrave”.

“Nuk kam diskutuar me askënd të LDK-së për këtë çështje, madje ka kohë që nuk kam pirë as ndonjë kafe të zakonshme me njerëz nga kjo parti”, ka thënë Gashi.

“Kur e pashë ekipin për të cilin u përfolë, mu duk si një ekip i ëndrrave. Emrat që janë përmendur janë të respektuar, me shumë dëshirë me këta njerëz do të krijoja një biznes, por nuk është në planet e mia të afërta për çasje aktive në politikë”, ka vazhduar Gashi.

Ai poashtu mendon që këta emra mund të kënë dalur nga vet LDK, pasi që sipas tij, këta emra kanë dalur pikërisht nga një gazetë që njihej si e afërt me LDK-në.

“U befasova me LDK, se kësaj here kanë menduar shumë mirë. Ata janë optimist për të fituar zgjedhjet nacionale, andaj kanë menduar që edhe me këta emra, do të jenë në epërsi ndaj PDK-së me rreth 6 për qind. Them kështu, pasi që emrat kanë dalë nga një gazetë që është e afërt e LDK-së”, është shprehur Gashi, transmeton Indeksonline.

Kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ka mohuar para disa ditësh edhe Drejtori i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave KIPRED, Ilir Deda.

Deda e ka demantuar këtë lajm edhe në rrjetin social “Tëitter” ku ka shkruar: “Demantoj çfarëdo mundësie për kalim në LDK; një opsion të tillë nuk e kam menduar dhe nuk po e mendoj”.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka mohuar zërat për një kalim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse një ditë do të vendosë t’i bashkohet ndonjë subjekti politik, këtë do ta bëjë publike vetë ai, pa pasur nevojë që emri i tij të lakohet nga të tjerët.

“Nëse ndonjëherë ndërroj mendje në favor të marrjes me politikë, e më pas vendosi me cilën ide e cilin grup politik të shkoj, e nëse ata më pranojnë në fund, besomëni se do ta bëj publike këtu e haptas, pa nevojë që dikush tjetër të flas në emrin tim”, pati shkruar Abdixhiku.

Për një kalim të mundshëm në LDK janë përmendur edhe Bardhyl Meta, Shenoll Muharremi e Lulëzim Peci, Indeksonline ka provuar të kontaktojë disa prej tyre por ata nuk janë përgjigjur.

Më Shumë

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Lajmet e Fundit