10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Në Prizren organizohen rreth 100 aktivitete kulturore dhe sportive

Kultura dhe sporti në Komunën e Prizrenit ka kapërcyer kufijtë e Kosovës. Festivale të ndryshme dhe sportistë nga ky qytet kanë emër në mbarë rajonin dhe Evropën. Komuna e Prizrenit po përpiqet t`ia japë mbështetjen maksimale organizimit të këtyre aktiviteteve, ndonëse duhet ende shumë për t`i plotësuar kërkesat për të gjitha organizimet gjatë gjithë vitit.

Jeta e bujshme kulturore dhe sportive në Komunën e Prizrenit tashmë është njohur edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Një vajzë e re prizrenase sikur atletja Sara Susuri, ka arritur që sivjet ta thyejë rekordin në vrapim 100 metra. Por këtë sukses nuk mund ta arrinte pa mbështetje.

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” është më e vjetra në Kosovë e cila njihet për aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit. Kjo shoqëri është e kënaqur me mbështetjen financiare nga komuna.

Megjithëse, buxheti i Drejtorisë së Kulturës është rritur, kërkesat që ka ky qytet i vjetër nukmjaftojnë.

“Duke u nisur nga kërkesat e mëdha që ka kultura dhe sporti në Prizren, ne këtë buxhet edhe brenda përbrenda planifikimit që kemi bërë, kryetari na ka mbështetur jashtë planifikimit të buxhetit dhe dikun rreth 40 % është rrit buxheti nga ajo që kemi planifikuar gjatë këtij viti. A është e mjaftueshme, nuk është e mjaftueshme ngaqë kemi shumë projekte, shumë aktivitete, kemi shumë mundësi për ta promovuar qytetin. Ne po mendojmë që vitin që na vjen ta rrisim dikun edhe për 30 % buxhetin”, tha Adem Morina, Drejtor për kulturë rini dhe sport në Prizren.

Komuna e Prizrenit gjatë gjithë vitit organizon rreth 100 aktivitete kulturore dhe sportive./RTK

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit