Sot janë bërë 73 vite nga vdekja e shkrimtarit francez, Honoré de Balzac.
Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.
Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filipit.
Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.
Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.
Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).
Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar.
Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi.