Ballkani sonte sfidon BATE Borisovin

Kampioni i Kosovës Ballkani sonte do të zhvillojë një sfidë jo të lehtë në shtëpi ndaj klubit të njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov në kuadër të raundit të ‘play-off-it’ për Ligën e Konferencës.

“Xhebrailat” janë vetëm 180 minuta larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën grupore të këtij kompeticioni.

Ballkani do ta pres Borisovin në “Fadil Vokrri”, një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Skuadra nga Suhareka, fatkeqësisht do të duhet t’ia dalë pa dy mesfushorët Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu që mungojnë shkaku i lëndimeve, gjë që e ka konfirmuar edhe Ilir Daja në konferencën e djeshme për media.

Borisov mbetet favorit në ‘letër’, megjithatë, skuadra jonë shpeshherë ka ditur të befasojë edhe skuadra e mëdha.

Ndeshja Ballkani-BATE Borisov fillon në orën 20:45.RTKLive

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit