19.6 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Fatos Nano futet në operacion, mësohet si është gjendje shëndetësore e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano i është nënshtruar ndërhyrjes lehtësuese për frymëmarrjen dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe e qëndrueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i ka akorduar ditën e djeshme medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ndërkohë sot ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha që i ka uruar shërim të shpejtë rivalit të tij të dikurshëm, Fatos Nano.

Berisha ka komentuar dhe dekoratën e dhënë dje nga kryeministri Edi Rama për Fatos Nanon dhe ka thënë se mirënjohja nuk ekziston për Ramën, i cili përdor fatkeqësitë për qëllime të veta.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej se po të shkoj më tej do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e jagos se në qoftë se kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos dhe të të qajë Jagoja Zoti është i madh, nuk kam ç’të them tjetër. Çfarë mirënjohjeje, vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për të. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor dhe të tjera. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist shqiptar që e ka integritetin të mbetet socialist dhe të mos shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt”, deklaroi Berisha.

Më Shumë

Fatmir Limaj në Prizren – NISMA forcon strukturat dhe nis përgatitjet për zgjedhje

Dje, në zyrën e degës së Nisma Socialdemokrate në Prizren u zhvillua një takim i veçantë me pjesëmarrjen e kryetarit të partisë, Fatmir Limaj. Sipas...

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren ka njoftuar se, për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore dhe punimeve që...

Lajmet e Fundit