5.8 C
Prizren
E hënë, 28 Tetor, 2024

NASA zbulon edhe një planet të ri jashtë sistemit diellor

Agjencia amerikane për kërkime në gjithësi, NASA ka njoftuar se e ka zbuluar edhe një planet jashtë sistemit tonë diellor, i cili mund të ketë ujë të lëngshëm në sipërfaqe si dhe forma jete.

Agjencia Amerikane për kërkime në gjithësi, NASA ka njoftuar se falë teleskopit të ri James Webb, shkencëtarët e saj kanë arritur të zbulojnë një planet tjetër, jashtë sistemit tonë diellor, i cili mund të jetë nikoqir i formave të jetës.

Sipas shkencëtarëve, planeti i emëruar K2-18b, i cili gjendet 120 vite drite larg tokës, gjendet brenda të ashtuquajturës “zonë e banimit” rreth diellit të saj dhe se, sipas të gjitha gjasave, në sipërfaqen e tij ekziston uji i lëngshëm. Ata shtuan edhe se në atmosferën e K2-18b u detektuan molekula të cilat bartin karbon dhe të cilat mund të jenë shenjë e pranisë së jetës në sipërfaqe.

Tani, ekipet tjera të astronomëve do të përqendrohen në vëzhgime të tjera të planetit, përfshirë edhe matjet e rrezatimit dhe vëzhgimin në sferën infra të kuqe për të tentuar të mësojnë më shumë rreth këtij planeti.

Edhe pse gjatë dy dekadave të kaluara u detektuan mijëra ekzoplanete, vetëm disa prej tyre kanë përmbajtje dhe distancë nga dielli, që të mund të jenë nikoqir të jetës. NASA, përmes James Webb teleskopit e ka vendosur zbulimi e planetëve që mund të mbajnë jetë si njërin prej prioriteteve të saj për dekadën e ardhshme.Përgatiti: /RTK


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Prizreni kërkon rikthimin te fitoret ndaj Shqiponjës

Pas një humbjeje të papritur, FC Prizreni është i përgatitur për të rikthyer serinë e fitoreven në përballjen e xhiros së dhjetë të Ligës...

MI-ja ndan mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës.Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në...

Lajmet e Fundit