Statistikat tregojnë pse Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë

Mohamed Salah e ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse për Liverpool-in, por një statistikë është shfaqur pas fitores së të kuqve kundër LASK-ut që nxjerr në pah pse anësori është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Që kur mbërriti te Liverpool në verën e vitit 2018, ylli egjiptian ka vazhduar të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e gjatë të gjigantëve të Premier League.

Ky sezon ka nisur ndryshe pasi 31-vjeçari ka shënuar tre gola dhe katër asistime në gjashtë ndeshjet e para të sezonit.

Sipas “Squawka”, pas golit të tij kundër LASK të enjten, Salah tani ose ka shënuar ose asistuar në secilën nga 12 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat, duke theksuar edhe një herë pse ai është një nga lojtarët më të mirë në planet.

Salah ishte subjekt i interesim i madh nga Arabia Saudite gjatë verës, pasi vendi i Lindjes së Mesme ishte i përgatitur për ta bërë superyllin e Liverpool një nga lojtarët më të paguar në botë.

Sauditët pritet të kthehen verën e ardhshme kur anësori ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Liverpool dhe shumë mendojnë se mund të jetë sezoni i fundit i egjiptianit në “Anfield”. Megjithatë, klubi Merseyside nuk do të dëshirojë të humbasë yllin e tij për asgjë më pak se një tarifë të madhe.Albanian Post

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit