Nëpërmjet përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky ka qenë skenarë për destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit. “Është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës…”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i Policisë së Kosovës, sipas tij, është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin.

“Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri”, ka deklaruar Haradinaj.