Zjarri ka ndodhur në provincën Nineveh të Irakut në zonën e saj Hamdaniya.
Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare për shkakun e zjarrit, por raportet fillestare nga kanali televiziv kurd Rudaë sugjeruan se fishekzjarrët në vendin e ngjarjes mund të kenë shkaktuar flakët.
Zyra rajonale e shërbimit të shpëtimit tha për mediat irakiane se fishekzjarrët çuan në një zjarr brenda sallës së dasmave, duke bllokuar mbi 700 të ftuar dhe duke shkaktuar shembjen e një pjese të tavanit të sallës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr, dha shifrën e viktimave përmes agjencisë shtetërore të lajmeve të Irakut. “Po bëhen të gjitha përpjekjet për të ofruar lehtësim për ata që janë prekur nga aksidenti fatkeq”, tha al-Badr, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi një hetim mbi zjarrin dhe kërkoi nga zyrtarët e Brendshëm dhe Shëndetësor të vendit të ofrojnë ndihmë, tha zyra e tij në një deklaratë në internet.
Najim al-Juburi, guvernatori provincial i Nineveh, tha se disa nga të plagosurit ishin transferuar në spitalet rajonale. Ai paralajmëroi se nuk kishte ende shifra përfundimtare të viktimave nga zjarri, gjë që sugjeron se numri i të vdekurve ende mund të rritet.
—
Reklamë