3.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Zelensky thotë se trupat ukrainase po “përparojnë” në Donjeck

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ukrainase po bëjnë përparim kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa Moska ka kryer sulme të reja me artileri në rajonin jugor të Nikopolit dhe Hersonit gjatë natës, duke plagosur civilë dhe duke shkaktuar dëme nëpër shtëpi dhe infrastrukturë.

“Po përparojmë në drejtim të Donjeckut”, tha Zelensky pas një konference online me zyrtarët e ushtrisë, duke shtuar se ai po ashtu u informua për situatën në rajonin pjesërisht të çliruar të Hersonit, që për muaj të tërë ka qenë cak i granatimeve ruse.

“Rusët po vazhdojnë të terrorizojnë territoret që artileria e tyre mund të arrijë”, tha ai.

Më herët gjatë 27 shtatorit, Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake në Herson shkroi në Telegram se 12 persona janë lënduar në rajon si pasojë e granatimeve ruse.

Ukraina thotë se ka fituar më shumë kontroll në territoret lindore e jugore
Në rajonin e Nikopolit, dy persona janë lënduar nga granatimet ruse tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Lysak.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e këtij shteti po vazhdojnë operacionet sulmuese në drejtim të qytetit lindor të Bahmutit dhe në rajonin jugor të Melitopolit, duke shtuar se në total janë realizuar 26 beteja në 24 orët e fundit.

Që kur u tërhoq nga marrëveshja për drithërat në korrik, Rusia ka shpeshtuar sulmet ndaj infrastrukturës në portet ukrainase në Odesa dhe Mikolajiv.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në gjithë Kosovën, Kryeziu: Target i kemi më shumë se 40 persona

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, janë duke realizuar një...

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit