16.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Tetor, 2024

Shqipëri – Çeki, çfarë thonë statistikat

Shqipëria dhe Çekia do të përballen këtë të enjte në një sfidë për kreun e Grupit E. Një takim që gjithashtu do të flasë shumë për fatet e skuadrave drejt synimit Euro 2024.

Duke u kthyer pas, në historikun e përballjeve mes dy skuadrave, vijnë disa statistika interesante. Së pari, Çekia është përballur me Shqipërinë edhe gjatë kohës kur federata e vendit ishte e bashkuar me atë të Sllovakisë nën emrin Çekosllovaki.

Çekosllovakia u përball pesë herë me Shqipërinë. Në vitet 1950 humbi dy herë nga tre ndeshje përgatitore. Në vitet 1990 fitoi të dyja duelet në kualifikueset e Evropianit.

Që nga ndarja e federatës, Çekia nuk ka humbur në dy ndeshje ndaj kuqezinjëve, përveç barazimit 1-1 në shtator. Ata mundën Shqipërinë 3-1 në shtëpi në miqësore në 2021.

Shqipëria aktualisht kryeson grupin kualifikues. Nga pesë ndeshje të luajtura, ata kanë humbur vetëm në fillim në Poloni. Mirëpo, kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë ndeshje tjetër në kualifikuese. Në shtëpi, “Air Albania”, ata kanë fituar tre ndeshje radhazi dhe të tria me rezultat 2-0.

Çekia numëron dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje në këto kualifikuese. Skuadra e vetme ne grup qe nuk e ka pare ende humbjen.

Përsa i përketë kualifikimit në Evropian, Shqipëria e ka arritur vetëm një herë më parë. Në vitin 2016, me trajner Gianni de Biasi, kuqezinjtë arritën ne turneun e Francës.

Duke qenë se Republika Çeke konsiderohet si ekipi pasardhës i Çekosllovakisë nga FIFA dhe UEFA, ata kanë marrë pjesë në dhjetë Kampionate Evropiane. Tre prej të cilave ishin si Çekosllovakia dhe shtatë nga të cilat ishin si Republika Çeke.

Si Çekosllovaki, ata u bënë kampionë të Evropës në vitin 1976. Si Republika Çeke, ata u kualifikuan në çdo kampionat evropian për të cilin kanë luajtur kualifikuese dhe ishin nënkampion në Euro 1996. Në kampionatin e fundit, Euro 2020 (i luajtur në 2021) ata arritën deri në çerekfinale.

Por, tashmë, duhet të shkruhet një histori e re dhe Shqipëria ka shansin që të luajë përballë tifozëve të saj, nën mbështetjen e jashtëzakonshme të tyre, një ndeshje që mund t’i jap një dorë drejt Euro 2024. Skuadrat ndeshen në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:45.

Më Shumë

19-vjeçarja nga Prizreni gjendet në Durrës të Shqipërisë

Një vajzë 19-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Durrës të Shqipërisë. Sipas informacioneve të para, gjendja e saj shëndetësore...

Prizreni përballet me Borën sot

Sot në orën 19:00, në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit, Proton Cable Prizreni do të përballet me skuadrën Bora në kuadër të ProCredit Superligës...

Lajmet e Fundit