2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ligji për të gjithë, kryetari Totaj ia rrëzon një pjesë pa leje të lokalit të asambleistit të PDK-së në këtë Prizren

Vendimi i Komunës së Prizrenit për lirimine të gjitha hapësirave publike nga uzurpatorët dhe objekteve pa leje është mirëpritur nga qytetarët. Veçmas një pjesë e madhe e hapësirave, rrugëve e kopshteve në lagjet e qytetit ishin uzurpuar nga lokalet afariste dhe ato të gastronomisë.

Njëra nga lagjet më të prekura dhe të urbanizuara është ajo Ortakoll, ky viteve të fundit pothuajse ishin uzurpuar të githa hapësirat e banorëve ndërmjet ndërtesave duke shkaktuar pakënaqësi të shumta qytetare, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj zotimin e tij të fushatës e ka vazhduar me veprime konkrete duke ua kthyer hapësirën publike qytetarëve, ndërsa aksioni ka vazhduar edhe në lagje tjera përfshirë edhe qendrën historike.

Njëra nga rastet që ka zgjuar interesim është largimi i konsruksionit metalik pa leje të lokalit në pronësi të asambleistit të PDK-së në këtë komunë, Bujar Hasani. Ky i fundit ka thënë se i është bërë dëm i madh duke mos e pranuar vendimin.

“Kemi dëme deri në 100 mijë euro. Shumë presion e stres, dhe është shkelur ligji nga Komuna sepse nuk ka vendim final për këtë pjesë të lokalit tim. Unë kam aplikuar edhe për legalizim të objektit” ka thënë Hasani.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Glauk Konjufca bëhet baba për herën e tretë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot është bërë baba për herë të tretë. Ai ka bërë të ditur se është...

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Një vit pas inicimit të procedurës së prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën...

Lajmet e Fundit