Sali Berisha ankohet ndaj vendimit të SPAK-ut

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ankua të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ia caktoi atij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Më 22 tetor, SPAK-u i vendosi këto masa ndaj tij pas një hetimi nën dyshimet se Berisha ishte përfshirë në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e akuzoi të hënën SPAK-un se e ka shkelur ligjin me vendimin për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës dhe duke mos e publikuar atë vendim.

Më 26 tetor, SPAK-u e urdhëroi ish-kryeministrin të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që Berisha “të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”./rel/

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit