Rriten çmimet për 3.3 për qind më shumë në Kosovë

Për 3.3 për qind janë rritur çmimet e produkteve në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin Tetor 2023, krahasuar me muajin Tetor 2022.”

Rritja e çmimeve më së shumti është vërjetur të preimet dhe pemët por edhe të produktet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it.” – njofton ASK-ja.

Ndërkaq, sipas ASK-së, rënia e çmimve është vërejtur te vajrat dhe yndyrat, lëndët djegës si dhe qumshti, djathi dhe vezët.

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.” – thuhet në njoftim.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit