4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Hamasi dhe Izraeli bien dakord për armëpushim dhe lirim të pengjeve

Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim katër-ditor në Gaza, ka thënë grupi militant në një deklaratë.

Grupi tha se ra dakord të lironte rreth 50 gra dhe fëmijë pengje nga Gaza në këmbim të Izraelit që të lironte 150 gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja do të lejojë qindra kamionë me ndihma humanitare, mjekësore dhe me karburant të hyjnë në të gjitha pjesët e Gazës, shtohet në deklaratë.

Dhe Qeveria e Izraelit ka lëshuar një deklaratë pasi miratoi një marrëveshje që do të lirojë 50 pengje nga Hamasi gjatë një armëpushimi katërditor.

“Qeveria e Izraelit është e detyruar të kthejë në shtëpi të gjithë pengjet”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

“Sonte qeveria ka miratuar skemën e fazës së parë të arritjes së këtij qëllimi, sipas të cilit të paktën 50 pengje – gra dhe fëmijë – do të lirohen gjatë katër ditëve, gjatë të cilave do të bëhet një pauzë në luftime”.

“Lirimi i çdo 10 pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë”.

“Qeveria e Izraelit, IDF dhe shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet, për të përfunduar eliminimin e Hamasit dhe për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kërcënim të ri për shtetin e Izraelit nga Gaza”. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria dhe Drini i Bardhë përballen sot në Prizren

Liria e Prizrenit zhvillon sot një ndeshje miqësore përballë Drinit të Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave. Takimi do të luhet në...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit