21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Von Miller akuzohet për dhunë ndaj një gruaje shtatëzënë

Dy herë kampioni i Super Bowl-it, Von Miller, është dorëzuar në polici pasi u lëshua një urdhër arresti për një rast të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte një grua shtatzënë.

Policia u thirr për një “rrëmujë të madhe” në shtëpinë e lojtarit të Buffalo Bills në Dallas të mërkurën.

Miller, 34 vjeç, dyshohet se ka debatuar dhe sulmuar një person shtatzënë.

Policia thotë se Miller është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin, ndërsa viktima është trajtuar për lëndime të lehta.

Departamenti i Policisë Glenn Heights konfirmoi se ai ishte dorëzuar të enjten pasdite.

Ai u burgos në burgun DeSoto Tri-City në Teksas, por pasi la garanci 5,000 dollarë u lirua pak kohë më vonë.

Të mërkurën, Bills tha në një deklaratë se ata ishin në dijeni të çështjes dhe ishin “në proces të mbledhjes së më shumë informacioneve”, ndërsa Liga Kombëtare e Futbollit tha se do të “ndiqte të gjitha zhvillimet ligjore”.

Miller ishte hetuar më parë, por nuk ishte akuzuar për dhunë në familje në vitin 2021.

Akuza për sulmin ndaj një gruaje shtatzënë është një krim i shkallës së tretë në Teksas dhe dënohet me burg. Albanian Post

Më Shumë

“Hardh Fest” rikthehet në Rahovec, festë e rrushit, rakisë dhe verës

Në qytetin vreshtar të Rahovecit nesër fillon festivali “Hardh Fest”. Nën moton “Për kokërr t’qefit!”, festivali synon të mbledhë mijëra vizitorë vendorë e të...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit