Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 80-të. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe.
Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).
Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Në vitin 2016 është shpallur “Shkrimtari më i mirë i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” në Fier.