22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Ilir Shaqiri tregon se kënga “Sërish vjen marsi” mban vulën e poetit Adem Gashi

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri është tronditur nga vdekja e poetit Adem Gashi, të cilin e ka quajtur “gjeneral poeti”.

Ai ka treguar se kënga e njohur e tij “Serish vjen marsi” mban vulën e poetit.

Shaqiri ka bërë me dije se Gashi ka shkruar edhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut.

“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. “Serish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në “Facebook”.

Poeti dhe shkrimtari Adem Gashi ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e djali i tij, Dradani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se varrimi i shkrimtarit bëhet sot në varrezat e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi. Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit