14.2 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025

Shkolla e muzikës në Rahovec tani e 11 vjet pa objekt adekuat

Akil Hajda tani e tri vjet merr mësime për instrumentin frymor, flaut. Përzgjedhjen e këtij instrumenti e cilëson përmbushje të kënaqësisë së tij shpirtërore.

 

Derisa Akili zhvillon orën individuale në instrumentin e flautit, në dhomën tjetër të mësimit Era Rama me ushtrime përvetëson edhe më tutje luajtjen në violinë.

Por në mungesë të një objekti adekuat që nga themelimi i shkollës së muzikës  “Faik Sylka” në Rahovec, tani e 11 vjet, mbajtja e orëve mësimore në instrumente njëherësh, tingujt të cilët dëgjohen nga instrumente të ndryshme pengojnë nxënësit në koncentrim të mirëfilltë të mësimit.

“Ka pas edhe zhurma prej instrumenteve të tjera edhe na ka penguar me mbajte mësimin”, tha për RTK Era Rama nxënëse në violinë.

“Po më pengon por mundohem të koncentrohem te melodia ime dhe të vazhdojë”, tha Akil Hajda nxënës në flaut.

Profesorët e instrumenteve muzikore vënë në dukje se vështirësitë janë nga më të ndryshmet, qoftë në përshtatjen e orarit apo zvogëlimin e minutazhit të orës mësimore.

“Shkalla e akustikës është e dobët edhe izolimi është shumë i dobët ku ne dëgjojmë gjithçka nga paralelja tjetër”, tha Taulant Rruci, profesor i violinës.

Kurse Emire Rifati profesoreshë e flautit, tha se instrumenti i baterive në fakt në ato ditë kur ka mësim është shumë e zhurmshme edhe mundohen që me pauza t’ia dalim disi të zhvillojnë mësimin në atë formë.

Por në vitin 2025 pritet të finalizohet ndërtimi i Qendrës Inovative Kulturore, pjesë e të cilës do të jetë edhe shkolla e muzikës në Rahovec.

“Është hapësirë vërtetë e vogël, ne punojmë me dy ndërrime duke i plotësuar kushtet që na duhen neve”, tha Naser Dula, drejtor i Shkollës së Muzikës “Faik Sylka” Rahovec.

Kurse Avni Morina drejtor i Arsimit në Rahovec theksoi për RTK se është një projekt që parashikohet të realizohet deri në vitin 2025.

“Vlera e këtij projekti është 3 milionë euro dhe për këtë projekt që e ka nisur komuna jonë mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës”, tha ai.

Në shkollën e muzikës  “Faik Sylka” në Rahovec mësimin e instrumenteve muzikore në shkollimin e ulët e vijojnë rreth 200 nxënës .

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Pejës për të afruar finalen

Pasi fitoi bindshëm 81:61 në ndeshjen e parë në Prizren, Bashkimi do të përpiqet të sigurojë fitoren e dytë ndaj Pejës në gjysmëfinalen e...

Bashkimi dënohet me 3 ndeshje pa shikues dhe mbi 4 mijë euro gjobë

Pas incidentit të pahijshëm që ndodhi në përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale, ku Bashkimi mposhti Pejën dhe mori epërsinë në seri 2-1, KG...

Lajmet e Fundit