Reshjet e dëborës, të bllokuara rrugët e fshatrave në Kukës dhe Has

Reshjet e dëborës kanë ulur intensitetin e tyre në veri të Shqipërisë, ku të gjitha rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme për mjetet , ndërsa të bllokuara mbeten ende rrugët e zonave rurale në Kukës dhe Has.

Borëpastrueset vijojnë punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Qarku i Kukësit

Në bashkinë Kukës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Arrën, Zapod, dhe Kalis, ku vijon puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me rrugën nacionale.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat.

Mungesë të energjisë elektrike ka në Malzi, Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë, Gjinaj, Fshati Domaj, Vranë, Pepaj, Tetaj dhe Astë.

Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët e fshatrave që lidhen me rrugët nacionale janë të kalueshme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit