Përurohet libri i ish-presidentit Sejdiu, ‘Ora e Kosovës – pavarësia dhe shtetndërtimi’

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka promovuar librin “Ora e Kosovës- Pavarësia dhe Shtetndërtimi”.

Një libër i cili trajton angazhimin e ish-presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike si dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.

Në promovimin e këtij libri morën pjesë personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare.

“Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijësimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, ka thënë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në promovimin e këtij libri

May be an image of 4 people, crowd and textMay be an image of 5 people and text

May be an image of 2 people, the Oval Office and text

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit