19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Triumfon Trepça, në finale do të përballet me Yllin

Trepça ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, duke mundur Sigal Prishtinën 83:80 (24:28, 27:18, 19:22, 13:12) dhe u kualifikua në finalen e Final 8 Liga Unike Lajthizës.

Bardhekaltrit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh, 11:20, megjithatë çereku i parë përfundoi 24:28. Por, fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë dhe përmbysën shifrat, për të shkuar në pushim me rezultat 51:46.

Edhe ‘Xehetarët’ kishin deri nëntë pikë epërsi 55:46, por drama vazhdoi deri në fund, ku tre minuta nga fundi, prishtinasit po fiton 77:80, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:80, derisa treshja nga Mikaile Tmusiq ishte jetike për të depërtuar në finale.

Te mitrovicasit u dalluan Devonte Upson me 16 pikë e 11 kërcime, Mikaile Tmusiq me 14 pikë e pesë kërcime dhe Darnell Edge me 19 pikë e tetë asistime, kurse te prishtinasit u dalluan Donte Clark me 24 pikë e gjashtë kërcime, Malcolm Armstead me 21 pikë e pesë asistime dhe Diamond Stone me 20 pikë e shtatë kërcime.

Finalja e Liga Unike Lajthizës zhvillohet të dielën nga ora 19:00 mes Golden Eagle Yllit dhe Treçës, kurse sfida për vendin e tretë është ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës nga ora 16:00.

Ndeshjet zhvillohen në Vlorë, ku po zhvillohet Final 8.

Më Shumë

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Lajmet e Fundit