Shkëlqen Ylli, kalon në finale

Golden Eagle Ylli është skuadra e parë finaliste e Final 8 Liga Unike Lajthizës. Therandasit në gjysmëfinale kanë mundur Pejën me rezultat 91:62 (18:15, 20:20, 29:18, 24:9).

Therandasit e nisën sfidën më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 17:10, por çereku i parë përfundoi 18:15. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, 20:20, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 38:35.

Pejanët barazuan shifrat në periodën e tretë 51:51, por pas pesë minutave filloi shkëlqimi i Yllit dhe rënia e Pejës, ku me një seri të jashtëzakonshme u shkëputën në 67:53, sa ishte rezultati pas 30 minutash, kurse Ylli vazhdoi me lojë të mirë në dhjetë minutat e fundit, duke ngritur epërsinë në 87:54, duke fituar në fund 91:62.

Alonzo Verge Jr ishte më i miri te Ylli me 34 pikë, katër kërcime e tetë asistime, derisa te Peja më i miri ishte Justin Davis me 19 pikë e 11 kërcime.

Golden Eagle Ylli në finalen e së dielës e pret fituesin e ndeshjes Trepça – Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 19:00, derisa Peja do të luajë me humbësin e kësaj sfide për vendin e tretë.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit