8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Zyrtare: Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

Juventusi ka emëruar zyrtarisht Thiago Mottan si trajnerin e tyre të ri, pas sukeseve që italo-brazilini kishte me Bolognan, duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e shkarkuan Max Allegrin muajin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ai fitoi Kupën e Italisë.

Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 që besohet të jetë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse që rriten në një maksimum prej 5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri italo-brazilian i erdhi fundi i kontratës me Bolognan këtë muaj dhe vendosi të largohej për një përvojë të re në Torino.
Ai mbush 42 vjeç në gusht dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna. I lindur në Brazil, ai ka nënshtetësi italiane dhe ka luajtur 30 ndeshje për Azzurrët, duke shënuar një gol.

Më Shumë

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit