Posta e Kosovës porosit qytetarët: Mos klikoni këtë link

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi dhe të mos klikojnë asnjë link, që vjen në tekstin e këtij mesazhi, sepse në asnjë rast Posta e Kosovës nuk do t`ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare.

 

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Posta e Kosovës bëri të ditur se palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e saj dhe menjëherë, pasi është njoftuar për këtë,  kanë informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, thuhet në njoftim.

Posta e Kosovës bëri të qartë se në asnjë rast qytetarëve nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare, teksa bëri të ditur se edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.

“Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, thuhet në njoftim.

 

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit