Kurti në Londër: Bashkatdhetarë mos bleni shtëpi në Kosovë

Kurti ne LonderZgjedhjet lokale posa kanë përfunduar, por partitë politike nuk kanë shumë kohë për pushim, pasi këtë vit janë zgjedhjet nacionale. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, fushatën e ka filluar jashtë Kosovës.

Ai bashkë me aktivistë të tjerë po qëndron në Londër të Anglisë, ku po takohet me komunitetin shqiptarë atje. Në një takim ai ka kërkuar nga mërgimtarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen në mesin e këtij viti, shkruan Reporteri.

Kurti ka ftuar ata që të votojnë duke thënë se më shumë se sa qytetarët që jetojnë në Kosovë, mërgata e dëshiron ndryshimin, sepse e din se si është të jetohet mirë. “Ju këtu e dini se si është të jetohet mirë. Ne atje, duket se kemi harruar për këtë”, ka thënë Kurti.

Ai ndër të tjera ka thënë se mërgata meriton më shumë të drejta se sa ka aktualisht, pasi duke iu referuar regjistrimit të fundit të popullsisë, Kurti ka thënë se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, u ka kërkuar bashkatdhetarëve, që paratë e tyre të mos i harxhojnë duke blerë shtëpi e banesa në Kosovë, por ato t’i investojnë në arsimimin e fëmijëve të tyre.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit