LDK-ja, Sejdiut: S’ka zgjedhje të brendshme për Kryetar partie

Isa Mustafa LDKLidhja Demokratike e Kosovës nuk do të shkojë në zgjedhje të brendshme para zgjedhjeve kombëtare, përderisa Fatmir Sejdiu dhe mbështetësit e tij po mbledhin nënshkrime për ta quar partinë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.

Edhe pse është pritur një garë e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo duket se nuk do të ndodh.

Kështu së paku ka thënë Kujtim Shala në emisionin “Zona Debat” në Klan Kosova ku ka thënë se zgjedhjet e brendshme pritet të ndodhin pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“S’do të këtë Kuvend Zgjedhor të LDK, pra zgjedhje të brendshme pa përfunduar zgjedhjet e përgjithshme. Ky është qëndrim i kryesisë së LDK-së dhe i degëve të saj”, ka thënë Shala, shkruan Express.

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit