25.5 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Hapet Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë në Dragash

Në  Dragash u  përurua Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë, një hapësirë e dedikuar mbështetjes dhe fuqizimit të grave. Qendra do të ofrojë mundësi për mblidhje dhe zhvillim aktivitetesh sociale dhe kulturore, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të grave në jetën shoqërore dhe komunitare përmes punëtorive dhe ngjarjeve të tjera.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj qendre për avancimin e të drejtave të grave.

“Kjo qendër është një mundësi e shkëlqyer për gratë e komunitetit tonë. Ajo do të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse, ku gratë do të mund të mblidhen dhe të zhvillojnë aktivitete që promovojnë integrimin dhe përfshirjen sociale,” tha Xheladini.

Ai,  gjithashtu theksoi angazhimin e qeverisjes lokale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

“Angazhimi ynë për barazi gjinore do të mbetet një prioritet i vazhdueshëm. Me hapjen e kësaj qendre, ne po kontribuojmë në fuqizimin e grave dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për ta”

Ky projekt është pjesë e iniciativës “Mbështetja e Integrimit të Grave në Komunat Rurale të Kosovës – WIntegra”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Arbeiter-Samariter-Bund – Deutschland e.V. (ASB), në bashkëpunim me organizatën WEntrepreneur dhe Komunën e Dragashit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj, e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes, e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit dhe për avancimin e të drejtave të grave.

“Ky projekt është një mundësi për gratë të ndihen të përfshira dhe të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre. Hapja e kësaj qendre është një hap konkret drejt fuqizimit të gruas dhe integrimit të saj në të gjitha fushat e jetës,” u shpreh Skeraj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Përmes punëtorive, takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë do të krijojë mundësi për zhvillim personal dhe profesional për gratë e Komunës së Dragashit, duke përmirësuar kështu angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe duke promovuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në komunitet./PP

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

Më Shumë

Prizreni blindon mesfushën: Hazer Brahaj rinovon kontratën

Klubi fubollistik Prizreni ka siguruar vazhdimësinë e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Hazer Brahaj, duke rinovuar kontratën me mesfushorin që është...

Drogë në Prizren, katër të arrestuar – kapen edhe para të gatshme

Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit