562 vjet nga nënshkrimi i dokumentit të parë të gjuhës shqipe

Sot janë bërë 562 vjet që nga nënshkrimi i dokumentit të parë të gjuhës shqipe.

“Formula e Pagëzimit”, u nënshkrua në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462.

Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit, shkruan KP.

 

“Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me germa latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date.

“Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

 

Më Shumë

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit