18.3 C
Prizren
E martë, 27 Maj, 2025

KH Rahoveci: Ejani na përkrahni që të bëjmë historinë

KH Rahoveci kërkon përkrahje nga tifozët në garat evropiane.

Rahoveci pasi e shkroi historinë e sportit në Kosovë, tashmë po vazhdon ëndrrën përrallore në Evropë duke kaluar në raundin e tretë të EHF European Cup në hendboll me mposhtjen e kampionit belg, Bocholt.

Rahoveci me më 23 nëntor në ‘Mizahir Isma’ do të përballet me skuadrën rumune CS Minaur Baia Mare, sfidë kjo ku skuadra jonë synon një tjetër arritje historike.

Klubi i Rahovecit përmes një njoftimi, ka kërkuar përkrahje sa më të madh në duel me ekipin rumun.

“Në historinë e sportit kosovar, Besa Famgas më së largu në këto nivele ka arritur aty ku jemi edhe ne tani për herë të parë, andaj me një fitore eventuale bëhemi ekipi i parë vendor që kualifikohet në 16 më të mirat e EHF European Cup”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Skuadra tonë e pret një mision jashtëzakonisht të vështirë, pasi përballë e ka një ekip me përvojë të jashtëzakonshme në këto nivele, derisa duhet cekur se klubi rumun është një nga favoritët e kësaj gare.

CS Minaur Baia Mare është tri herë kampion rumun, gjashtë herë fitues i kupës, dy herë fitues i EHF Cup, gjysmëfinalist i edicionit të fundit të EHF European Cup dhe finalist në vitin 2022. Ka pjesëmarrje edhe në Ligën e Kampionëve.

“E gjithë kjo paraqet veç një motiv shtesë për ne. Duam të dëshmojmë se jemi të gatshëm për ndeshje të këtyre niveleve dhe do të japim gjithçka nga vetja. Por, do të jetë definitivisht e pamundur pa përkrahjen tuaj masive në Rahovec. Andaj, orarin e dini, adresën po, veç na ka mbetur të luftojmë bashkë, për të hyrë në librat e historisë së hendbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kapet një 28-vjeçar në Lezhë, kërkohej nga policia e Prizrenit për vjedhje të rëndë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë, i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari ishte  shpallur në...

84 vjet nga lindja e kantautorit Bob Dylan

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 84. Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që...

Lodra e të varfrit

Lajmet e Fundit