3.2 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Mungesa e ngrohjes shtyn reprizën e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” në Prizren, DKRS-ja premton zgjidhje të shpejtë

Rikthimi i Teatrit “Bekim Fehmiu” në skenën brenda Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” është shtyrë përkohësisht.

Në fakt repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” për datën 27 nëntor 2024, sipas njoftimit të këtij teatri, është anuluar për shkak të mungesës së ngrohjes.

“Ju kërkojmë ndjesë për këtë situatë dhe mirëkuptimin tuaj. Do t’ju informojmë me kohë për datat dhe oraret e radhës të shfaqjeve tona”, thuhej në njoftimin e Teatrit të qytetit të publikuar të mërkurën pasdite, raporton Telegrafi.

Autoritetet komunale të Prizrenit të martën patën përuruar ndërtesën e rinovuar të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” që njëherësh është edhe selia e Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”.

Në këtë ceremoni ata patën theksuar se tani janë krijuar kushte më të mira për punën e Teatrit dhe artistëve tjerë.

 

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, ka deklaruar se sistemi i ngrohjes në Shtëpinë e Kulturës është funksional.

“Mirëpo në rastin konkret, ka pasur telashe, shkaku i problemeve teknike lidhur me lëshimin e ngrohjes për sallën e madhe, dhe kjo sallë nuk është ngrohur. Duke qenë se është kaluar nga një standard i ulët, në një standard më të lartë janë hasur në vështirësi. Por, stafi përkatës do të trajnohet lidhur me mënyrën e operimit të ngrohjes, në mënyrë që mos të kemi telashe në këtë drejtim”, ka thënë Morina.

Më Shumë

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Dua Lipa zgjedh vargjet e himnit kombëtar për t’i uruar shqiptarët

Sot, kudo ka shqiptarë festohet 28 Nëntori – Festa e Flamurit Kombëtar. Në këtë ditë të madhe ka uruar edhe këngëtarja me famë botërore, Dua...

Lajmet e Fundit