15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Konfiskohet vetura e Kejvina Kthjellës, i kalon shtetit

Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme ka ekzekutuar konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të shtetasve Redjan Rraja dhe Marsela Çiça dhe mjetin luksoz të modeles, Kejvina .

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dy familjarëve të Redjan Rrajës për të shfuqizuar sekuestron e 9 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të të dënuarit përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin nr. 05, të datës 7 shkurt 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në vendimin e sotëm përcakton që shpenzimet procedurale të gjykimit në Apel, t’i ngarkohen ankuesve.

Pasuritë e nipit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe disa makina. Mes pasurive të sekuestruara nga GJKKO është edhe mjeti tip “Audi” që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, e cila në dosjen hetimore të SPAK rezulton të jetë partnerja e Rrajës.

Modelja e njohur e showbizit madje është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku, pasi një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës./A2Cnn

 

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit