23.2 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kryeziu: Në LDK ka njerëz të shitur

Eqrem KryeziuAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje Isa Mustafa nga pozita e Kryetarit të kësaj partie, pavarësisht humbjes së garës në Prishtinë.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re”, Kryeziu e ka vlerësuar irracionale kërkesën për dorëheqjen e Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK.

“Isa Mustafa nuk e ka pasur rastin ta dëshmojë lidershipin e tij. Të them të drejtën, me një rrugëtim të tillë, kërkesa për dorëheqje nuk është e ndershme”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se lidershipi i LDK’së nuk duhet t’u nënshtrohet klithmave për dorëheqjen e Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë parti.

Ai tha se zgjedhjet brenda LDK’së duhet të mbahen në fund të nëntorit ose në dhjetorit.

“Me emër të Zotit, kah fundi i nëntorit ose në dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në parti”.

Sipas tij, brenda LDK’së ka edhe njerëz të shitur, të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë këtë parti.

“Unë e di se një kohë të gjatë këtu njerëzit komprementohen nga partitë e tjera dhe shiten për 30 aspra ose 30 groshë. Metoda të tilla përdoren pothuajse gati janë të lejueshme, edhe pse nuk janë burrnore”.

“LDK’ja duhet t’u kundërvihet këtyre metodave”, ka thënë ai duke aluduar se PDK e AAK janë të interesuara për dëmtimin e LDK’së.

Ndërsa, sa i përket dorëheqjes së kërkuar më herët të Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të LDK’së në Prizren, e quan sfidë, ngase rivalët po e mbivlerësojnë.

“Sfida më e madhe e imja ka të bëjë me faktin se rivalët më mbivlerësojnë më shumë sesa që duhet ose shumë më tepër sesa në fakt jam”.

“Ata mendojnë se, në qoftë se e margjinalizojnë Eqremin, atëherë më lehtë e kanë t’i bien edhe LDK’së. Ndërkaq unë nuk jam aq i rëndësishëm”.

“Mua më bëjnë nder si më trajtojnë kështu, por kam frikë se nuk jam aq i madh”.

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Lajmet e Fundit