LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

Ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati, i është bashkuar LDK-së në Prizren.

Ai është mirëpritur nga kryetari i degës së këtij subjekti politik, Driton Selmanaj dhe deputeti Anton Cuni.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe, z. Nexhmedin Kastrati
Radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, nga sot i’u bashkua edhe z. Nexhmedin Kastrati i cili tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës dhe sigurisë së shtetit tonë.
Z. Kastrati, ka një biografi të pasur gjatë secilës epokë në të cilën ka kaluar atdheu ynë.
Nexhmedin Kastrati, ka lindur në fshatin Zatriq. Shkollën Fillore e ka kryer në lagjen Arbana, Shkollën e Mesme Ushtarake e ka kryer në Sarajevë dhe Shkollën e Lartë Ushtarake në Zenic të Bosnje dhe Hercegovia. Specializimet për nivelin e lartë ushtarak i ka të përfunduara me Komandot Amerikane. Ka të përfunduar Shkollën e Policisë së Kosovës (gjenerata e parë) dhe Fakultetin Juridik Internacional.
Pjesmarrës dhe udhëheqës në luftërat e Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.
Në UÇK u inkuadrua në vitin 1998 dhe ka qenë në pozitat komanduese: Komandant i Brigadës 123 në Therandë, Shef i Shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe Komandant i Operacionit “Shigjeta”.
Ka punuar në ShPK gjatë viteve 1999 – 2004 dhe ka qenë zv. Ministër gjatë viteve 2013 – 2016.Bashkë me z. Kastrati dhe të tjerët që do t’i bashkohen shtëpisë tonë politike, do të jemi forcë fituese dhe gjithmonë krah i qytetarëve.

 

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit