Totaj ngushëllon familjen e 25-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Abdurrahman Memaj, 25 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve në qytetin e Prizrenit, në prag të Vitit të Ri. Memaj ishte dërguar menjëherë në spital, por pas përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj, i cili humbi betejën për jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi tragjik në qytetin tonë”, u shpreh ai.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Memaj dhe të gjithë të afërmit e tij. Në këto momente të vështira, jemi me zemër pranë tyre dhe lutemi që ata të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

“Ky është një moment i rëndë për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë për rëndësinë e rritjes së sigurisë. Lutemi që diçka e tillë të mos përsëritet më. U prehtë në paqe!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit